Na ndiqni edhe në

Shqip

Çfarë të mire i ka bërë Rama, Shqipërisë! Flet Daut Gumeni!

Çfarë të mire i ka bërë Rama, Shqipërisë!

Poeti Daut Gumeni i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për qeverisjen e kryeministrit Rama këto tri mandate. Gumani tregoi të mirat dhe defektet e kryeministrit Rama sipas këndvështrimit të tij.

“Rama i ka bërë të vijnë era qytet të gjitha qendrat e qyteteve. Kjo është një e mirë E mira tjetër, në politikën e jashtme Shqipëria nuk ka qenë për mua më mirë se sot. Ndërsa për defektet, për mua Rama ka shumë. Një prej tyre është, nëse i bën vetë zgjedhjet për të qeverisur vendin, është defekt i Ramës. Nëse ia bëjnë të tjerët pastaj nuk është defekt i tij.”, tha Gumeni në DritareTV./K.C/dritare.net