Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Shpërthejnë lavatriçet e Samsung, tërhiqen nga tregu 3 milionë

Shpërthejnë lavatriçet e Samsung, tërhiqen nga tregu 3
Duket se nuk do të mbarojë kurrë ‘rreziku shpërthyes’ në produktet e Samsung. Kësaj radhe ka të bëjë me elektroshtëpiake e kompanisë koreane, të shitura në tregun amerikan, fatmirësisht jo në Europë.

Pas 733 denoncimeve, raporton BBC, ka qenë e pashmangshme tërheqja nga tregu e 2.8 milion pajisjeve. Ky fakt vjen pak javë pas lajmërimit të ndalimit të prodhimit të Note 7, telefonat e rinj inteligjentë me bateri difektoze që në shumë raste kanë marrë zjarr dhe kanë shpërthyer. Episodi i ka kushtuar Samsung një rënie prej 30 për qind të fitimeve në tremujorin e fundit.

Problemi i lavatriçeve ‘shpërthyese’ ka ndodhur gjatë centrifugës. Qindra raste kur elektroshtëpiaket kanë humbur pjesën e sipërme. Pjesa e shkëputur me forcë ka goditur njerëzit në 9 raste. Bilanci i të plagosurve përfshin një nofull të thyer dhe një shpatull të dëmtuar.

Samsung ka sqaruar se problemi i përket 34 modeleve, në të cilat kazani i centrifugës mund të humbasë stabilitet, duke shkaktuar dridhje më të shumta që sjellin shkëputjen e pjesës superiore të lavatriçes.

Klientët do të dëmshpërblehen për dëmin nga koreanët. Të parët që denoncuan ishin Suzann Moore dhe Michelle Soto Fielder, të cilët akuzuan kompaninë se kishte nxjerrë në shitje një makinë larëse që shkakton rrezik të madh për njerëzit dhe pronën.

Të dy ata, kanë treguar se shpërthimi ka qenë aq i fortë sa pjesa e sipërme e lavatriçes është ngulur në murin e garazhit ku gjendej lavatriçja dhe gropa e mbetur ishte e dukshme dhe në dhomën ngjitur./bw