Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Si na detyroi të ikim nga Shqipëria, mësuesja e Fan Nolit!

Si na detyroi të ikim nga Shqipëria, mësuesja e Fan Nolit!

Nga Blerta Toro

Përshëndetje Rudina! Unë jam Blerta Toro, jetoj në Toronto, Kanada. Jetoj bashkë me familjen time këtu në Kanada që prej vitit 2010. Të dy fëmijët e mi tani janë në moshë 25 dhe 22 dhe kanë ndjekur 3 vitet e para të fillores në shkollën Fan Noli. Marr shkas për këtë mesazh nga ngjarja tragjike që ka ndodhur në shkollën Fan Noli në Tiranë. Një ngjarje jo e pëlqyer aspak në norma pedagogjike i ka ndodhur edhe djalit tim kur ishte në klasë të 2-të fillore, vetëm 7 vjeç. Në rastin e parë mësuesja e tij ia ngjiti gojën me letër ngjitëse sepse ai lëvizi nga banka. Përsëri kjo mësuese i gjuajti me shuplakë në fytyrë dhe më pas e nxori nga klasa në rrugë, vetëm sepse ai vuri buzën në gaz kur ajo fliste. Bëhet fjalë për një fëmijë vetëm 7 vjeç. Viti 2008-2009. Mësuese Rudina. Këto dy momente bënë që ne të vendosim përfundimisht largimin nga vendi. Duhet të theksoj që jemi prindër intelektualë, unë mësuese letërsie në shkollë të mesme, Kolegji Turk e më pas në OJQ. Bashkëshorti ka qenë punonjës në Bankën e Shqipërisë. Edhe pse e kallëzuam mësuese Rudinën në drejtori dhe më pas në Drejtorinë Arsimore asnjë masë nuk u mor për të. Përkundrazi drejtoria apo stafi arsimor i atëhershëm shkonin dhe pyesim te mësuesja tjetër paralele që ishte mësuesja e vajzës se çfarë prindërish ishim ne. Përpos kësaj mësuesja në fjalë Rudina bëhet edhe figurë promovuese për qeverinë.

Largimi nga vendi dhe rifillimi i një jete nga e para këtu në Kanada nuk ka qenë vendim i lehtë. Ne si prindër të plotësuar intelektualisht dhe profesionalisht në Shqipëri na është dashur të fillojmë çdo gjë nga zero. Por nuk kam asnjë pishman duke parë se akoma edhe pas 15 vitesh gjendja është po e njëjtë.

Drejtoria e Fan Nolit me sa duket e paska traditë fshehjen dhe manipulimin e problemit./dritare.net