
Shenjat astrologjike që do kalojnë Shën Valentinin më të bukur të jetës
Dritare.net

Virgjëresha. Personat e kësaj shenje do përjetojnë një Shën Valentin ëndrrash. Sipas Dritare.net, ata dhe partneri do kujdesen për ta impresionuar njëri-tjetrin dhe do tregojnë se ndihen me fat që janë bashkë. Objektivi i mbrëmjes do jetë të përfitojnë nga çdo sekondë dhe të dashurohen pafundësisht.
Ujori. Programi i mbrëmjes së kësaj shenje do jetë mjaft intensiv. Çdo moment do jetë i paharrueshëm dhe i mbushur me emocione të forta si asnjëherë më parë.
Demi. Festa e të dashuruarve është vetëm një herë në vit dhe personat e kësaj shenje do e përfitojnë sa të mundin. Çdo detaj do jetë i përzgjedhur me kujdes për ta dhe mbrëmja ka për të qenë e pafundme.
Luani. E gjithë dita do jetë e bukur për ta, por mbrëmja shumë më intensive. Si ata edhe partneri do jenë në humor të shkëlqyer dhe mjaft sensualë. Dashurinë ë madhe që ndiejnë do e shprehin më shumë në shtratin e ngrohtë.
Peshqit. Më në fund edhe personat e kësaj shenje do përjetojnë atë që kanë dashur aq shumë: ngrohtësi. Çdo moment me partnerin do jetë i bukur dhe nuk do shterojnë puthjet e përqafimet. Nëse do përshkruhej me dy fjalë dita e Shën Valentinit për ta do jetë e ëmbël dhe sharmante. /A.S-Dritare.net

















