
Vaksina e gripit/ Kush janë grupet e rrezikuara që duhet ta marrin!
Dritare.net
Përveç pacientëve me sëmundje kronike dhe ato mbi 65 vjeç, këtë vit vaksina e gripit rekomandohet gjithashtu për fëmijët nga 6 muaj deri në 6. Kjo për shkak se në këtë sezon qarkullon edhe virusi Sars-Cov-2. Qëllimi është të shmanget shfaqja e simptomave të gripit bashkë me ato të kovid në sezonin e dimrit, që mund të sjellë kolaps në spitale.
Vaksina është falas për disa kategori njerëzish. Ata që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe të moshuarit mbi 65 vjeç.
Për fëmijët rekomandohet vaksinimi në raste të veçanta ose nëse vuajnë nga patologji të caktuara. Aktualisht rekomandohet vaksinimi për grupmoshën 6 muaj-6 vjeç.
Vaksina anti-grip gjithashtu rekomandohet për grupet në rrezik, që janë në kontakt të vazhdueshëm me pacientë.
Po kështu gratë shtatzëna, duhet të vaksinohen, rekomandon OBSH. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, gratë shtatzëna janë ndër grupet më të rrezikuara nga virozat njëkohësisht nga Covid-19.
Sipas OBSH, vaksinimi i gripit duhet të përfshijë rreth 75% deri në 95% të popullsisë./L.F-dritare.net

















