Na ndiqni edhe në

Shëndet

Tri gjëra që asnjë grua nuk duhet t’i bëjë pas seksit!

Tri gjëra që asnjë grua nuk duhet t’i bëjë pas

Sipas ekspertëve, janë tri gjëra që femrat duhet të shmangin pas marrëdhënieve seksuale për të ruajtur higjienën e zonës intime.
“Kur indet vaginale lubrifikohen, fryhen dhe fërkohen gjatë marrëdhënies seksuale, ai ndryshon mënyrën se si reagon ndaj mjedisit, duke krijuar një rrezik shumë më të madh të infeksionit.”, shpjegon gjinekologia Leslie E. F. Page.
Pra, lexoni më tej tri gjëra që nuk duhet t'i bëni kurrë, edhe pas marrëdhënieve seksuale pasionante dhe intensive.


Mos u lani me lëng pastrimi antiseptik!
Larja pas marrëdhënieve seksuale është e detyrueshme, por lëngu pastrues antiseptik nuk është i nevojshëm, siç shpjegojnë ekspertët. Mund të tingëllojë paradoksale, por larja e zonave të ndjeshme me lëng antiseptik mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi, pasi ka të ngjarë të shkaktojë reaksion alergjik nëse lëkura reagon ndryshe ndaj kimikateve që përmbajnë sapunët, si dhe acarim dhe tharje në vaginë. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të siguroheni që uji që përdorni është plotësisht i pastër. “Nëse nuk mund ta pini, nuk mund ta përdorni për t’u larë pas seksit.”, shprehen ekspertët.


Shkoni në tualet!
Urinimi pas seksit rekomandohet për të reduktuar rrezikun e infeksionit të traktit urinar. Siç theksojnë shkencëtarët, gjatë seksit bakteret e ndryshme që qarkullojnë në trup çohen në fshikëzën e urinës, duke rezultuar në një rrezik të lartë të infektimit pas seksit. Por nuk është e nevojshme të nxitoni në tualet menjëherë pas seksit. Mos u ndjeni nën presion nga koha. Nga ana tjetër, mos lejoni që koha të kalojë dhe të bini në gjumë duke e lënë për mëngjes, sepse mund të jetë një gabim i madh.
Mos bëni dush me partnerin tuaj!
Një banjë romantike me flluska mund të tingëllojë e përsosur pas marrëdhënies seksuale, por nuk është mirë për pjesët e ndjeshme të trupit të femrës. Të bësh seks me partnerin në një vaskë të nxehtë do të thotë që jeni të ekspozuar ndaj baktereve në lëkurën, anusin e tyre, dhe ekspozimi i zgjatur ndaj ujit mund të zvogëlojë efektivitetin e barrierës antimikrobike të lëkurës tuaj. “Kur vulva fryhet në përgjigje të zgjimit seksual, ajo ekspozon hapjen vaginale, që do të thotë se ka një shans më të madh për infeksion”, shpjegon Dr. Page./K.C/dritare.net