
Notricioniste Arlinda Garuci: Ja dieta ideale për të mbajtur nën kontroll diabetin!
Dritare.net
Nutricioniste Arlinda Garuci e ftuar në emisionin “Dritarja e Doktorit” foli për dietat specifike dhe regjimin ushqimor që duhet të ndjekin personat që vuajnë nga diabeti. Garuci foli për një terapi diabeti bazuar në tipin e diabetit për çdo pacient.
“Dietat ose regjimet ushqimore specifike, për personat që vuajnë nga diabet quhet ndryshe dietoterapi dhe baza ose elementi kryesor i këtyre dietoterapive është përllogaritja korrekte e karbohidrateve. Ka një përqindje të caktuar për një person diabetik, i cili nuk duhet të konsumojë jo më pak se 130 gram dhe jo më shumë se 300 gram karbohidrate në ditë. E gjithë përllogaritja duhet të bëhet në gjithë ushqimet që konsumon gjatë ditës.
Zakonisht një person me diabet mendon se nuk duhet të konsumojë më fare karbohidrate nga momenti që meson se vuan nga diabeti, por jo nuk është e vërtetë, mjafton që t’i llogarisë saktë dhe të mos e kalojë kufirin që duhet të konsumojë në një ditë. Është e vështirë që ti përllogarisim në fillim pasi pëson një ndryshim total nga mënyra si ishte mësuar të jetonte më parë një diabetik. Por jo vetëm një diabetik, pasi mbipesha që në ditët e sotme është në rritje na detyron të gjithëve të ruajmë masat dhe gramaturat. Ato që janë të ndaluara për një dibaetik janë gjalpi, margarina, salcat sepse komplikacionet që mund të ketë lidhen direkt me sëmundjet kardiovaskulare”,- u shpreh Garuci në "Dritarja e Doktorit"./M.T/dritare.net

















