Na ndiqni edhe në

Shëndet

Dritarja e Doktorit, një ditë me mjekun e familjes!

Dritarja e Doktorit, një ditë me mjekun e familjes!

Mjeku i familjes është porta e parë ku pacienti troket, qoftë kjo për problemet shëndetësore të mundshme. Ata janë të parët që ofrojnë kujdesin për parandalimin, për edukimin e pacientit, apo për promovimin e shëndetit në përgjithësi. Prandaj “Dritarja e Doktorit” këtë puntatë ia dedikoi mjekut të familjes dhe rolit të tij në kujdesin ndaj shëndetit.

Kamera e Dritare TV shkoi në ambientet e Qendrës Shëndetësore nr. 3 në kryeqytet dhe realizoi një intervistë ekskluzive me drejtuesen e kësaj qende dhe mjeken e familjes Bruna Shiroka.

"Përditshmëria e mjekut të familjes në punë është e larmishme, e ndryshme dhe me përgjegjësi. Nuk besoj se tani ka më persona që nuk e njohin mjekun e familjes, pasi mundësia e kontaktit ka qenë lehtësisht e arritshme. Të gjitha gupmoshat i drejtohen mjekut të familjes për sëmundjet e tyre, kryesisht sëmundjet kronike, për t’u ndjekur periodikisht.",- u shpreh Shiroka./M.T/dritare.net