Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ja ushqimet që kurojnë zemrën! Të tjerat konsiderojini armike

Ja ushqimet që kurojnë zemrën! Të tjerat konsiderojini

Mjeku kardiolog, Spiro Qirko për Dritare TV tregon ushqimet më të mira që mund të konsumojmë për të mbrojtur zemrën dhe cilat duhet t’i shmangim.

Mjeku shpjegon edhe rutinën që duhet të ndjekim në lidhje me vaktet, ku mëngjesi sipas tij duhet të jetë i minimizuar po ashtu edhe darka.

Në drekë, Qirko thekson se duhet të konsumojmë më tepër supë dhe sallatë e cila nuk duhet të shmanget. Ndër të tjera shton se frutat më të dëmshme për organizmin janë, rrushi, shalqiri, kumbulla dhe fiku pasi përmbajnë shumë sheqer.

“Kos, hedh fara liri dhe bën një përzierje dhe një mollë, ky është mëngjesi. Në orën 11 mund të përdoret një mollë do ishte shumë me vlerë kur kemi uri, 12 do ishte perfekte për drekë, e marrim me vete. Mund të konsumoni sallatë e padiskutueshme, pjatë me perime që të ishin të ziera dhe një fetë bukë. Mishi duhet të jetë viçi pa dhjamë por edhe peshk, ose thjesht zarzavate. Mbazdite nga ora 16:00 të përdorim sërish mollë për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak, dhe darka është kos, një fetë bukë dhe kaq. Molla është më e mirë, banania dhe rrushi e kufizuar, po ashtu kumbulla, fiku pasi janë të frikshëm. Shalqiri nuk bën, as pjepri”, tha ai./M.K-dritare.net