
Infeksionet e veshit tek fëmijët. Simptomat dhe trajtimi!
Dritare.net

Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me infeksionet e veshit. Mjekja thekson se këto të fundit janë shumë të shpeshta në moshën pediatrike dhe shpesh lidhen me motin e ftohtë.
Po ashtu shton se nëse këto infeksione nuk trajtohen, sjellin komplikacione përreth veshit.
Infeksionet janë shumë të shpeshta në moshën pediatrike. Ato lidhen edhe me motin e ftohtë. Shkaktohen nga viruse ose baktere, myk etj. Ato shpesh rezultojnë nga një bllokim i tubave të Eustakit, gjë që shkakton grumbullimin e sekrecioneve në veshin e mesëm. Tubi i Eustakit është kanali që lidh veshin me pjesën e pasme të hundës dhe fytit.
Shkaqet e bllokimit të tubit të Eustakit përfshijnë:
•alergjitë
•ftohjet sitnore
•infeksionet e sinuzitit
•ndryshimet në presionin e ajrit ( udhëtimi me avion)
Rreth 80 përqind e fëmijëve zhvillojnë një infeksion akut të veshit. Më të predispozuar janë ato që vuajnë me "mish të huaj në hundë" (Adenoidet)
Shenjat:
dhimbje në vesh,
dhimbje koke e papërcaktuar mirë. Temperatura është normale ose e lartë.
Hundët e zëna, ndonjëherë gjëndrra limfatike rreth qaf
Faktorët predispozues:
ekspozimi ndaj virozave, motit të ftohtë tymit të cigares,
Nëse nuk mjekohen ato sjellin komplikacione me prekje të veshit të brendshëm, ose kockës prapa veshit (Mastoiditis), meningitis,
çarje të membranës së timpanit.
Këshilla!
• Mbani në shtëpi pikat qetësuese të veshit dhe përdorini ato sa herë fëmija ankon dhimbje veshi.
• E rëndësishme jepi sirup ibuprofen ose paracetamol. Edhe nëse temperatura është normale.
Qetëson dhimbjen e veshit.
Nxirrini fëmijët në ajër të pastër, në parqe, lulishte, por mos harroni t'i vendosni një kapuç në kokë.
• Përdorni vazhdimisht ujë fiziologjik në hundë (lavazh) për të penguar kalimin e mikrobeve nga hunda tek veshi i mesëm.
Profilaksia
Mënyra më e mirë
• vaksinimi ndaj pneumokokut,
• vaksinimi ndaj gripit,
• higjena personale ( sidomos pastrimi i hundëve)./ M.K-dritare.net

















