Na ndiqni edhe në

Shëndet

7 shenjat paralajmëruese që trupi ju dërgon kur ka nevojë për ndihmë! 

7 shenjat paralajmëruese që trupi ju dërgon kur ka nevojë

Vitaminat dhe mineralet janë ato enzima aktive që jo vetëm luajnë një rol kryesor në organizmin e njeriut, por edhe ndikojnë në mbarëvajtjen e proceseve metabolike! Niveli i ulet ose defiçencat që trupi krijon shoqërohen me jo pak probleme, ndaj ju duhet të jeni në aftë të kuptoni kur nuk shkon diçka ! Shenjat e mëposhtme ju paralajmërojnë se trupi po ju kërkon ndihmë

1. Lëkurë e thatë: Tregon që trupit tuaj i mungon vitamina E dhe duhet rritur konsumi i vajrave vegjetale, vajit të peshkut dhe frutave të thata si arrat, lajthitë , bajamet dhe stikat.

7 shenjat paralajmëruese që trupi ju dërgon kur ka nevojë

2. Gjakderdhje e mishrave të dhëmbëve: Kjo tregon qartazi se keni mungesë të vitaminës C. Duhet të pini shumë çaj e të konsumoni fruta, perime e hudhra.

3. Flokë e thonj të dobët: Mund të keni mungesë kalciumi dhe vitamine B. Duhet të rrisni konsumin e qumështit, bishtajoreve, patateve, drithërave integrale dhe embrioneve të grurit në dietën e përditshme.

7 shenjat paralajmëruese që trupi ju dërgon kur ka nevojë

4. Gjumë, nervozizëm, mpirje: Pa dyshim që nuk duhet të injorojmë problemet e gjumit, nervozizmin, mpirjen e këmbëve. Kjo tregon se kemi mungesë të magnezit dhe kaliumit. Hani fruta të thata, fara lini, fara luledielli e bajame.

5. Dëshira për ushqim të kripur: Është shenjë e një inflamacioni apo infeksioni në trup, sidomos në sistemin urogjenital.

6. Dëshirë për ëmbëlsira: Nëse ju është rritur dëshira për sa më shumë ëmbëlsira duhet të merrni glukozë për të siguruar energji. Ideale, për të shmangur teprimet, është të rrisni dozën e mjaltit dhe çokollatës fondente.

7. Rritje e dëshirës për fruta deti: Trupi ndoshta është duke ju thënë se i mungon jodi./K.C/dritare.net