Rutte konfirmon: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Wednesday 8 July 2026, 15:03
Dritare.net

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka konfirmuar se samiti i ardhshëm i Aleancës do të zhvillohet në Shqipëri, ndërsa theksoi se mbetet ende për t'u përcaktuar data e mbajtjes së tij.
Gjatë konferencës për shtyp në përfundim të samitit në Ankara, Rutte u shpreh se vendimi për organizimin e samitit në Shqipëri është marrë që në Samitin e Hagës.
“Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën”, deklaroi ai.
Zhvillimi i samitit në Shqipëri pritet të sjellë në vend liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s, duke e kthyer Tiranën në qendrën e vendimmarrjes së Aleancës për çështjet kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes./L.F-dritare.net