- Bebet deri 1 vjeç: 400IU (ose 10mikrogramë)/ditë
- Nga 1 deri ne 70 vjeç: 600IU ose 15mikorgramë/ditë
Nivelet e vitaminës D në organizëm
- Mungesë: <12ng/ml (mund të çojë në rakitizëm tek fëmijët e vegjël dhe në zbutje të kockave tek të rriturit)
- Pamjaftueshmëri: >12 – 19ng/ml (e pamjaftueshme për mirëmbajtjen e kockave dhe shëndetin në përgjithësi)
- E mjaftueshme: >20 – 49ng/ml (e mjaftueshme për mirëmbajtjen e kockave dhe shëndetin në përgjithësi)
- Ndoshta e dëmshme: >70ng/ml
Një shkencëtar, Larson – Meyer raporton se nivelet optimale mund të jenë nga 40 – 70ng/ml, pasi në këto nivele ka evoluar gjenoma humane.
Nga e marrim vitaminën D?
Ushqimi është një burim shumë i varfër i vitaminës D. Kryesisht gjendet te peshqit e kaltër (200-500IU ne 90gr), te kërpudhat “shitake” (rreth 250IU në 4 kërpudha) dhe pak te vezët (25IU). Burimi kryesor i vitaminës D është dielli. Një njeri me ngjyrë të çelur të lëkurës, i ekspozuar me rroba banjo dhe i palyer me krem mbrojtës, mund të sintetizojë 20,000 – 30,000IU për vetëm 30 minuta. Individë me ngjyrë të errët të lëkurës nevojiten 10-20 herë më shumë kohë të ekspozimit në diell për të sintetizuar një sasi të tillë. Gjithashtu, në dimër koha e nevojshme në diell për të sintetizuar një sasi të tillë rritet.
Përse duhet ta merrni seriozisht mungesën e vitaminës D?
- Pjesa më e madhe e indeve dhe qelizave të trupit të njeriut, kanë receptorë për vitaminën D, dhe midis 200 – 2000gene kontrollohen prej saj. Ajo luan një rol kyç në ndërtimin e kockave dhe metabolizmin e tyre. Ajo është e përfshirë në metabolizmin e muskujve dhe mungesa e saj është lidhur me sëmundje të zemrës, hipertension, skleroze multipla, artrit, infeksione, autizem dhe disa lloje kanceri. Sipas analizave të kërkimeve shkencore, marrja e vitaminës D me suplement mund të ulë vdekshmërinë.
- Vitamina D mund të pengojë shtimin e pakontrolluar të qelizave, kështu që një mungesë e saj mund të çojë në shtim të padëshirueshëm, një karakteristikë kyçe e rritjeve kanceroze. Disa shkencëtarë kanë vërejtur se mbi 17 tipe kanceri janë sensitive ndaj vitaminës D. Studimet kanë treguar se doza 1400 – 1500mg kalcium + 1100IU vitaminë D në ditë me suplement, kanë rezultuar në ulje të ndjeshme të gjithëfarë lloji kanceri, në gra pas menopauzës. Gjithashtu, ulje të rrezikshmërisë së kancerit të zorrës së trashë kanë gjetur studiues të tjerë me doza 1000-2000IU/ditë vitaminë D.
- Mungesa e vitaminës D është konstatuar të rrisë shanset e infarktit të miokardit dhe vdekshmërisë nga sëmundje kardiovaskulare.
- Nivele të ulëta të vitaminës D janë lidhur me rezistencë ndaj insulinës dhe diabet, si dhe prodhim të lartë të “reninës” nga veshkat me pasojë rritje të mundshme të tensionit arterial.
- Nivelet e pamjaftueshme të vitaminës D në gjak mund të lidhen gjithashtu me shëndetin mendor duke rritur rrezikun e sëmundjes së alcajmerit.
- Vitamina D forcon funksionin e qelizave imunitare duke parandaluar kështu sëmundjet autoimunitare që po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme. Doza plotësuese me suplement, rreth 2000IU në ditë, mund të parandalojnë ndjeshëm shfaqjen e diabetit tip 1, në fëmijë të predispozuar për këtë sëmundje autoimunitare.