
Ronela Hajati flet për sherrin me Samanta Karavellën
E Diel 17 Nëntor 2019, 10:10
Dritare.net

Arsyen për këtë askush më mirë se ato nuk e di, megjithatë ka qenë Ronela, ajo e cila së fundmi ka rrëfyer diçka rreth kësaj miqësie të prishur.
E ftuar në “Shiko kush luan”, Ronela u pyet për prishjen e shoqërisë me Samantën, por nuk e ka treguar pse.
Ronela thotë se nuk ka folur kurrë për këtë gjë pasi i duket temë idiote.
“Nuk është se kam pasur asnjë konflikt me të përmendurën, por ideja është që unë personalisht nuk kam folur kurrë për këtë temë se më duket një gjë idiote.”,- tha Ronela.
Këngëtarja u pyet përsëri nga aktori Rezart Veleshnja, dhe u shpreh:
“Nuk jemi sharë nga nëna. Ajo iku dhe më la. Samanta është goc e mirë, ishalla ka një fat të mirë. Çfarëdo që ka ndodhur, unë e kam harruar.”/K.C/dritare.net

















