Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rezultate të mahnitshme! Dieta 9 mujore pa mish!

Rezultate të mahnitshme! Dieta 9 mujore pa mish!
Metodat për të rënë në peshë listohen të parat ndër kërkimet dhe leximet për vajzat dhe zonjat në ditët e sotme. Por jo të gjitha mënyrat si dietat, sportet apo dicka tjetër japin rezultatin e pritur.

Nëse vërtet keni probleme me peshën së pari nuk duhet të jeni të stresuara, të përqëndroheni në atë cka bëni dhe pse jo, kur të shikoni se që dieta e përsëritur vazhdimisht nuk ju ka ndihmuar, duhet të hiqni dorë prej saj.

Dritare.net ju sugjeron shumë të eksperimentoni, sepse është edhe zbavitëse diçka e tillë. Mos rrini strikt me rregullat dhe këshillat që lexoni vazhdimisht në internet, ju e dini më mirë se cdo kush tjetër cfarë ndikon në rritjen e peshës së trupit tuaj, prandaj është shumë e rëndësishme të jeni kreativë dhe të krijoni vet dietën duke eksperimentuar.

Dritare.net ju jep një shembull nga një eksperiment që ka rezultuar vërtet shumë pozitiv, mos hezitoni ta provoni, pas kësaj diete  nuk do arrini ta besoni as vet.

Nëse jeni vegjetarianë do jetë më e lehtë, por edhe nëse jo kjo dietë ju lejon të konsumoni shumë peshk.

Nëse do ja nisni nga kjo dietë do filloni ta doni më shumë veten krahasuar me më parë kur e urrenit sepse nuk ju bënte një fustan. Do keni mundësinë të vishni rroba më të ngushta, pantollona dhe kanotjere që do ju tregojë më në formë.

Për këtë dietë mjaftojnë 9 muaj, dhe do bëheni shokë të mirë të vegjetarianëve. Kësaj diete i duhen këto produkte, peshq, makrona, djathë dhe drithëra. Sallatat ku mbizëtëron jeshilja, perimet e pjekura në skarë dhe peshku do ju ndihmojnë që ju të mos merakoseni fare se sa shpejt do hiqni kilogramët.

Do shikoni shumë shpejtë se pasi të kalojë një muaj pa ngrënë mish, shkalla e zemrës do rritet dhe ritmi do ngadalësohet.

Trupi juaj do fillojë të jetë më i përshatshëm me rrobat, beli do ju zvogëlohet dhe gjithë gardëroba juaj duhet ndryshuar sepse as fundet, këmishat apo pantallonat do jenë shumë të mëdha për ju.

Keni për të pasur edhe përfitime të tjera nga kjo dietë. Do bëheni kuzhiniere e përkryer për të krijuar gatime që nuk i keni ngrënë më parë, duke zëvendësuar të gjitha pjatat me mish. Gjithashtu do kuptoni se fasulet do ju shijojnë njëlloj sikur mishi./A.C./dritare.net