
Reforma Drejtësi, Meta: Nëse do ishte sukses, Shqipëria s’do të ishte pa Gjykatë Kushtetuese
Dritare.net

Meta tha se nuk di të thotë nëse është duke ecur mirë reforma apo keq, por ai shtoi se në qoftë se do të ishte duke përparuar me sukses, Shqipëria kurrsesi nuk do të ishte pa Gjykatë Kushtetuese.
"Kemi një krizë serioze në vend që nuk mund t’i shmangemi, jemi vend i NATO dhe kemi detyrim të garantojnë stabilitet e siguri të brendshme por edhe si vend që do të çelë negociatat me BE. Pasi vendi pësoi ‘97 për fat të keq, një film që e kanë parë shumë, u bë një kushtetutë e jashtëzakonshme me ndihmën e Venecias dhe kontributin e personaliteteve në vend.
Pikërisht se u nxorën mësime nga ‘97 dhe u bë për të parandaluar një ‘97, për të menaxhuar kriza që mund të dalin jashtë kontrollit dhe shtytje të demokracisë drejt anarkisë.
Në 2008 mos harrojmë për dy ditë një kushtetutë e bërë me aq sakrificë, ia hoqëm, kontroll, balancë e llogaridhënie e kaluam nga një sistem parlament në një sistem të mbyllur partiak, kjo është pse sot kemi situatë, që Kuvendi nuk është thjesht funksional se dy partitë e opozitës të mënyrë të papranueshme lanë mandatet, por ka qenë jofunksional edhe kur kanë qenë ata që të jemi të qartë edhe fare të hapur.
Është folur për sukses të reformës në drejtësi. Unë i jam shmangur çështjes publikisht, për suksesin e reformës në drejtësi, bëhen 3 vite nga miratimi i saj. Dhe nuk them a është sukses a dështim, por nëse do ishte një sukses Shqipëria asnjë minutë nuk do ishte pa Gjykatë Kushtetuese. Nuk jam i qetë pa e nxjerrë këtë merak me ju, dy herë janë hedhur shortet e KLD.
Kërkon presidenti i Republikës një gjë, ta kërkon zyrtarisht, kur bëhet fjala për gjërat më të rëndësishme të një vendi, për gjykatën kushtetuese.
Historitë e peshqve i keni dëgjuar dhe dëgjojini, reforma do të jetë e suksesshme kur në vend të ketë më shumë investime gjermane, britanike, amerikane, nga vendet më të zhvilluara bizneset e të cilave kanë si kriter kryesor sistemin e drejtësisë dhe të gjykatave.”, tha Meta./E.B-dritare.net

















