Receta e biskotave me portokall, që duhet të përgatisni sot!

Këto ditë të ftohta janari, janë perfekte për të provuar biskota të shijshme të pjekura në furrë. Dritare.net ju ka sjellë recetën e biskotave me portokall, nga libri i Arabana Osmanit “Receta për 5 minuta”

Përbërësit:

  • 100 gram gjalpë (temperaturë ambjenti)
  • 130 gram sheqer
  • 400 gram miell
  • 1 vezë
  • Gjysmë pako fryrës ëmbëlsirash
  • Lëngu i dy portokalleve

Përgatitja:

Rrihni gjalpin me sheqerin, shtoni vezën pastaj shtoni dhe lëngun e portokallit dhe përzieni me rrahës. Më pas shtoni dhe miellin dhe fryrësin derisa të bëhet brumi. Punojeni me duar mirë e mirë, bëjeni top, mbulojeni me celofan dhe lëreni në frigorifer për një orë. Pasi të kalojë ora, nxirreni nga frigoriferi, formoni toptha dhe lyejini me sheqer pluhur. Futini në një tavë dhe piqini në furrë n e nxehur 180 gradë, për 15 minuta./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Ja pse pakot e patatinave nuk janë kurrë plot!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.