Receta/ Çfarë peshqish të porosisim me pushime?

Lloji i peshkut që duhet të zgjidhni në restorant, pa rrezikuar të merrni atë të vjetrin apo të pashijshmin, është udhëzimi më i mirë gjatë muajit gusht, kur thuajse të gjithë janë me pushime. Ky muaj i gjatë e i nxehtë është më i miri për të konsumuar ata që quhen peshqit e kaltër, janë me më pak yndyrë se peshqit e tjerë dhe me më shumë shije. Sardelet qëndrojnë në krye të listës gjatë gushtit.

Mund t’i përdorni në recetën klasike, duke i bërë në avull, me pak vaj ulliri, hudhër, piper e dafinë, por mund t’i përdorni edhe në shumë receta të tjera. Mjafton t’i pastroni nga boshti dhe të gatuani me to makarona apo t’i hani të shoqëruara me sallatë patatesh. Açuget janë gjithashtu të kohës, por më shumë se të tjerët është peshku që quhet sgombro. Mund ta keni hasur këtë emër në variantin e konservuar, por në gusht ky peshk është më i freskët se çdo muaj tjetër. Dentali, peshku kocë dhe ai shpatë janë gjithashtu variante të mira.

Sidoqoftë, në çdo rast ndiqni edhe propozimet e kamerierit për peshkun e ditës në secilin prej restoranteve. Vetëm kujdes, mos u besoni gjithmonë!

Fileto peshku me portokall dhe finok

Përbërësit: Filetë peshku kocë, Gjysmë finoku të prerë në feta të holla, Lëngu i një portokalli, Lëngu i 1 limoni jeshil, Kripë, piper, majdanoz, Vaj ulliri. Përgatitja: Presim filetën e peshkut kocë në kubikë, i marinojmë me lëngun e limonit, portokallit dhe vajit të ullirit. Shtojmë finokun, kripën, erëzat, i përziejmë dhe i lëmë rreth dy orë në frigorifer përpara se t’i shërbejmë.

LEXO DHE :  Ja fruti që duhet të hani, për gjumë të qetë!

Qofte merluci

Përbërësit: 300 gr peshk merluc, 2 karota, 1 kungull, 2 patate, pak lulelakër. Për veshjen e kroketave: 1 vezë disa lugë miell disa lugë bukë të grirë, vaj kikiriku për skuqje pak kripë. Përgatitja: Pastroni peshkun me kujdes nga halat dhe vendoseni të ziejë së bashku me perimet me pak kripë. Nëse dëshironi mund dhe t’i piqni në furrë ose t’i zieni në avull. Grini perimet me peshkun në një mikser dhe bëjini pure. Formoni me duar qofte të vogla, të cilat do t’i lyeni më parë në miell, pastaj me një vezë të rrahur dhe me bukë të grirë. Skuqini në vajin e nxehtë derisa të bëhen krokante. Hiqini, përthajini vajin e tepërt me një letër kuzhine dhe nëse është e

 Tartë me kumbulla

Përbërësit: 1 petë të gatshme brumi brise, Rreth 15­20 kumbulla të mëdha, Disa lugë sheqer, Bajame në feta. Përgatitja: Një tavë mesatare lyejeni me pak gjalpë dhe vendosni në të petën e brumit brise. Kumbullat pastrojini dhe pritini në feta të holla.

Kalojini për pak minuta në një tigan me sheqerin dhe fare pak ujë, dhe shpërndajini në të gjithë sipërfaqen e tavës. Hidhni bajamet në feta ose të thërrmuara dhe vendoseni për pjekje për më pak se 30 minuta

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.