
Rasti i Alvinit/ Ikën Gent Gazheli nga Turqia, ja ambasadori i ri!
E Hënë 11 Nëntor 2019, 22:10
Dritare.net

Pak ditë më parë u mësua se ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli ka dhënë dorëheqje. Edhe pse kjo gjë nuk u konfirmua, nëse është dorëheqje apo shkarkim, e sigurtë është që ai nuk është më ambasador në Ankara.
Komisioni Parlamentar i Jashtëm, do të mbajë një seancë dëgjimore me kandidatin për ambassador të ri, diplomatin Kastriot Robo.
Kujtojmë se Gazheli u kritikua ashpër për rastin e Alvin Berishës, dhe pas fikjes së telefonit për gazetarët e emisionit “Le Iene” në Itali./ I.M-Dritare.net

















