Rama u përgjigjet protestuesve: Nuk largohem sepse e kërkon një pakicë
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur thirrjeve të protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e tij, duke theksuar se një qeveri largohet vetëm me votën e qytetarëve dhe jo nga presioni i protestave. Gjatë fjalës së tij para drejtuesve të PS, Rama deklaroi se mandati i qeverisë buron nga zgjedhjet dhe se përgjegjësia e tij është ta çojë deri në fund, sidomos në një moment që e cilësoi vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Pse nuk largohemi ne sot dhe pse duam ne ta meritojmë vazhdimësinë nesër? Duket e çuditshme që duhet thënë, kjo është demokracia dhe një parti politike as nuk e trashëgon dot timonin e pushtetit as nuk e ka pronë me testament, por as ka të drejta të lëshojë rrugës se disa të tjera duan ta ngasin vetë makinën e pushtetit. Ushtron pushtetin për aq kohë sa ia ka dhënë populli votën dhe aq kohë sa ka votat në kuvend. Ata flasin në emër të popullit, pretendojnë se janë vetë populli. Ne jemi populli, dëgjoni popullin, ka dalë populli, të jemi të qartë me ligj e me zakon, as ata nuk janë populli, as ne dhe asnjë grupi kudo qoftë, të gjithë jemi pjesë të tij, mund të përfaqësojmë popullin dhe të flasim në emër të tij nëse ai na e jep këtë mandat sipas kushtetues. As unë që e kam me vulë dhe firmë mandatin për të përfaqësuar Shqipërinë në emër të popullit, nuke kam në tagër të them ne emër të popullit atë mund ta thotë vetëm populli, kush duhet të jetë në qeveri dhe kush në opozitë. Këtë e thotë populli vetëm me votë. Unë e kam tagrin të vendos për veten time nëse duhet t’i dëgjoj apo jo dëshirat dhe urdhrat e një pjesë që këndon poshtë zyrës sime, jepe dorëheqjen. Ajo këngë më pëlqen dhe energjizon aq sa më gënjen mendja që mund të bëj një tjetër këngë me të. Por në çdo çast dhe rrethane përtej këngës, të largohesh nga detyra vetëm sepse një pakicë bërtet, nuk është tipar udhëheqës, as përgjegjshmëri institucionale. Është braktisje e një përgjegjësie shumë të madhe”, tha Rama. Mos heqja dorë e qeverisë siç kërkojnë protestuesit buron nga “ora ku gjendet Shqipëria”, tha kryeministri Rama duke iu referuar negociatave për anëtarësimin në BE. Rama u shpreh se nëse dera e BE s’do të ishte e hapur, do të ishte dorëhequr me mirënjohje pas besimit që shqiptarët i kanë dhënë pas 12 viteve në këtë detyrë. Nëse nuk do të ishte urgjenca e përditshme e detyrave të panuërta të anëtarësimit që nuk presin as ditën, jo më javën, kaq e ngjeshur është axhenda e negociatave dhe kalendari i detyrave që duhet të plotësojmë dhe nëse dera e hapur për herë të parë e BE për Shqipërinë, jo me fjalë, por konkretisht, nuk do të ishte kaq afër, me shumë gjasë do të isha tërhequr me shumë mirënjohje të madhe në katundin tim të vogël pas 12 vjetëve të jetuara me mish e shpirt në detyrën më të lartë që një vend i jep birit të vet dhe pas gjithë këtyre viteve në PS. Shqipëria pas 12 vjetëve të PS në drejtim, me punët e panumërta transformuese dhe përtej gjithë gabimeve dhe të metave, u bë një Shqipëri aq tjetër nga ajo që morëm në kurriz kur e gjetëm në buzën e greminës në 2013, sa pa këtë orën e historisë në dyert e Europës, mund të quhej mision i përmbushur. Pas gjithë asaj përpjekjeje dhe pune kolosale, mandati i katërt ishte jo vetëm vazhdimi më i natyrshëm, por e vetmja zgjidhje logjike. Deri në ditën e fundit të mandatit të katërt, do të bëj të pamundurën që partia jonë të nxjerrë gjithçka nga vetja për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mandati i 2025 nuk mjafton për të shpjeguar pse kjo parti duhet ta synojë besimin edhe më tutje. Këtu vjen përgjigjja e pyetjes tjetër, pse duam të qëndrojmë ne gjithnjë në krye. Jo vetëm sepse ne dimë më tepër, as sepse kundërshtarët tanë janë pa kokë kur janë të vjetër dhe të vjetër kur janë të rinj, as sepse jemi të vetëlidhur pas karrigeve të pushtetit. Përgjigjja e vërtetë ka të bëjë me orën ku ndodhet Shqipëria. Shqipëria nuk është sot ende një vend në rrugë të zakonshme që mund të ecë, ndalojë, ndërrojë qeverinë, të vazhdojë ku e la sikur koha mos të kishte çmimin dhe historia të ishte tren që rri në stacion. Demokracitë e vjetra janë vende ku kjo nuk ndodh sepse e kanë shtetit den baba den”, tha Rama./K.C/dritare.net