Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit!

the-times-rama.jpg

Një ditë pas protestës së 36-të që kërkoi sërish dorëheqjen e tij, ku u tha se “duhej të largohej me të mirë” ose populli do të përdorte “mënyra të tjera”, kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim, si përgjigje.

Ai ka zgjedhur një vjershë të shkruar në vitin 1994 nga Dritëro Agolli, titulluar “Kundërshtarëve të mi”, të cilën e quan “aktuale.”

“Mirëmëngjes dhe me këtë vjershë të bukur aktuale të Dritëroit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

741236080_2570964980023637_8419883802667758688_n.jfif

Kundërshtarëve të mi

Ju aq baltë po hidhni mbi mua,

Sa në baltën që kam përmbi trup,

Mund të mbijë një dardhë a një ftua,

Një korije e madhe me dushk.

Në korije dhe dru mund të mbani,

Mund të shkoni për gjah me langonj,

Mund të ngjiti në pemë të hani,

Po të doni dhe dardha dhe ftonj.

Balta ngrihet mbi mua e pasur,

Sa mbi baltën korija bleron…

Trupin tim ma bleruat padashur

Dhe ma bëtë vërtet plantacion.