
Rama tregon arsyen pse ka reduktuar daljet në publik
E Diel 10 Nëntor 2019, 14:02
Dritare.net

Duke mos dhënë shumë detaje, kryeministri tha se, ka të bëjë me ligjin special kundër grupit KÇK.
“Lidhur me ligjin special shumë shpejt ne do ta bëjmë publik dhe më lejoni të mos nxjerr ende detaje. Kjo është edhe një arsyet e mungesës sime të zakonshme në publik. Kemi punuar me një grup të gjerë pune, me partnerë ndërkombëtarë dhe kemi grupuar shumë eksperienca botërore dhe kam vendosmërinë të hyjmë në një luftë të pa njohur më parë kundër krimit të organizuar dhe të marrim masa kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të grupit KÇK”, tha Rama./E.B-dritare.net

















