Rama: Procesi i rindërtimit do të hap vende pune, po qe nevoja do marrim punëtorë nga jashtë
Dritare.net
Kryeministri tha se procesi i rindërtimit do të hapë shumë vende pune dhe se po qe nevoja do të marrin punëtorë nga jashtë.
Edi Rama: Gjithkush që ka një dëmtim që është konstastuar, duhet të bëjë aplikimin vetë. Janë bërë rreth 20 e ca mijë në total por ka edhe mijëra të tjerë që duhet të aplikojnë. Nëse keni dokumente bashkëngjisni dokumentet, nëse nuk keni thoni që se kam shtëpinë të legalizuar, nuk kam pronë timen, të gjitha.
Edi Rama: Me punëtorët si keni qenë?
Punëtori: Kemi mungesa.
Edi Rama: Vendet e punës që do të hapen në ndërtim janë pafund, në kuptimin e nevojës. Atë që e kapa aty thoshte jemi juristë. Do të marrim edhe punëtorë nga jashtë po të jetë nevoja. Vijnë punëtorë nga kontinente të tjera dhe ata të rrinë poshtë tek kafja se janë juristë./K.C/dritare.net