Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama paralajmëron kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit: Do të konsultohemi për moshën 16 apo 18 vjeç

Rama paralajmëron kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit: Do

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nisjen e një konsultimi për kufizimin e aksesit të të miturve në rrjetet sociale, duke hedhur për diskutim vendosjen e një kufiri moshe, 16 apo 18 vjeç. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Rama shprehu shqetësimin për ndikimin që rrjetet sociale kanë te fëmijët dhe adoleshentët, duke theksuar se bota virtuale po ndikon gjithnjë e më shumë në mënyrën se si ata e perceptojnë realitetin.

Sipas kryeministrit, rrjetet sociale kanë nxitur një formë të rrezikshme vetmie dhe kanë zbehur kufijtë mes jetës reale dhe asaj virtuale. Ai iu referua edhe vlerësimeve të psikologëve, sipas të cilëve disa të mitur i perceptojnë situatat e dhunshme sikur të ishin pjesë e një loje elektronike.

“Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të një natyre shumë të rrezikshme për bashkëjetesën demokratike dhe një kapërcim të kufijve mes reales dhe virtuales, në pikën që kanë nxjerrë psikologët në konkluzionin që shumë nga këta të mitur e konsiderojnë një mundësi të tillë për të hyrë fizikisht në një PlayStation”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se është e nevojshme të hapet një debat publik për moshën deri në të cilën duhet të kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale.

“Duhet hapur debati deri kur mund të kufizojmë aksesin në rrjete sociale të të miturve, 16 apo 18 vjeç. Do të fillojmë një konsultim siç bëmë kur na u desh të kufizojmë TikTok-un”, tha Rama.

Deklarata vjen në kuadër të diskutimeve për mbrojtjen e fëmijëve, pas protestave të dhunshme të javëve të fundit, ku është ngritur edhe shqetësimi për përfshirjen e të miturve./K.C/dritare.nett