Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veliaj i përgjigjet Drejtorisë së Burgjeve: U deshën 31 orë që të na thoshit se vendimi është sekret

Veliaj i përgjigjet Drejtorisë së Burgjeve: U deshën 31

Erion Veliaj ka reaguar pas njoftimit të Drejtorisë së Burgjeve se motivi i transferimit të tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit përbën sekret shtetëror. Veliaj ironizon vonesën prej 31 orësh për dhënien e këtij sqarimi dhe kërkon që autoritetet t’i vënë në dispozicion autorizimin që lejon klasifikimin e vendimit si sekret.

Deklarata e plotë:

"U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret!

Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë.

Atëherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror!

Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues.", shkruan Veliaj ndërsa e shoqëron postimin me foton më poshtë!/K.C/dritare.net

Veliaj i përgjigjet Drejtorisë së Burgjeve: U deshën 31