Çfarë i kërkon Berisha Ramës për protestën e nesërme
Dritare.net

Po të shkruaj prapë sot, se nesër kemi protestën dhe duhet me u organizue. Ti e di sa i vështirë është me organizue një parti. Se ti e di kollaj, se kujton se janë të gjithë si komunistat e tu që rrinë në rresht. Hiq Bushatin që është kripto hoxhë i Gylenit, të tjerët i ke të disiplinuem. Edhe po hodhën ndonjë vickël në mëngjes, në darkë i ke prapë në kuadrat. E di unë se kam qenë 25 vjet aty. Kurse këta të mitë fillojnë nga burgaxhinjtë, gardiani i burgut dhe tek sekretari i partisë që i ka futur në burg, dhe nuk bëhen terbiet. Dhe ti e di si ma la Luli, por tani i kam vënë në rresht. Kështu që ka ardhur koha të rinisim bashkëpunimin. Kemi shumë çështje me diskutue, por duhet me fillue nga protesta. Më së fundmi e morëm komandën. Si çdo betejë pati sakrificat e veta ku u shquejt Klevisi me rekordin e Lanës. Qysh atë ditë nuk ia kemi lënë protestës spontanitetin.
Kam një vërejtje për deklaratat që ke bërë kohët e fundit ku thua se jemi paguar nga Irani dhe Rusia. Ma kadal or zotëri. Janë para të pastra shqiptare të biznesmenëve. Janë ata që t'i kam pas lënë tek zyra. Ata na jepnin 500€ për kokë. Me to paguenim 10 kamzali. Ka pasur ndonjë shkelje ku deputeti paguente një, dhe të tjerat i mbante për vete. Kjo shpjegon rënien ditët e fundit të pjesëmarrjes. Negociuam me çunat ulje pazari por nuk pranuan pasi edhe ata i ndanin me kalamajtë që gjuajnë me gurë. Kemi pas edhe probleme me bazën materiale. Meqë Gon Duka e hëngri fjalën dhe nuk na jepte më vezë falas me shpjegimin se pulat nuk bëjnë në vjeshtë i thamë Gon Shehajt t’i blinte në pulari alternative. Por edhe ky ka filluar bën naze dhe thotë që pleqtë e Italisë nuk po e kafshojnë më karremin. Hajduti. Kemi kontraktue importues por po presim kur të vijnë. Ndërkohë po vazhdojmë me gurë. Ditë të zeza për opozitën or ti.
Nesër kemi një protestë se donin ta bënin këta të Antifas. Nuk mundem t’ia lë Qorrit, se veç që u merr paratë atyre leftistëve të Evropës, po na del që është ai më komunist se unë.
Po e mbyll këtu tue shpresue që do kemi lajme më të mira.
Ah se harrova, mos ia jep për botim letrat e mia atyre të Dritare TV. sb/dritare.net