Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Nga viti i ardhshëm, fëmijët në shkollë deri në orën 17:00

Rama: Nga viti i ardhshëm, fëmijët në shkollë deri

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga viti i ardhshëm, qëndrimi i fëmijëve në shkollë do të zgjatet deri në orën 17:00. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Rama tha se për këtë nismë është parashikuar një buxhet i posaçëm, me synim lehtësimin e prindërve që punojnë. Gjatë orëve shtesë, fëmijët do të angazhohen në aktivitete sportive, kulturore dhe artistike, që synojnë zhvillimin dhe socializimin e tyre.

“Tjetra është puna që duhet bërë bashkërisht mes nesh e shoqërisë civile për të rritur gamën e aktiviteteve sociale të fëmijëve nga sporti te kultura, në mes të të cilave janë të gjitha pjesët që kanë të bëjnë me skenën, pikturën, zejet, fotografinë e me radhë. Zgjatja e qëndrimit të fëmijëve në shkollë do të fillojë menjëherë vitin e ardhshëm. Kemi vendosur një buxhet që prindërit të punojnë dhe fëmijët do të jenë në shkollë deri në 5 pasdite”, tha Rama./K.C/dritare.net