
Rama në Turqi: Katastrofa dua të kthehet në frymëzim, kemi nevojë për ju
Dritare.net

"Asnjëherë nuk do të harrojmë dedikimin në terren të ekipeve tuaja që vendosën jetën në rrezik për të shpëtuar jetë të tjera. Faleminderit që jeni këtij me mua dhe që me kenë krijuar mundësinë të jem këtu. Dëshiroj të falënderoj secilin prej vëllezërve tanë që deri tani ka qenë shëmbëllim.
Po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Drita më e çmuar është ajo që të vjen në orën më të errët. Kjo dritë pa tek Turqia një prej rrezeve të saj. Turqia e provoi edhe njëherë që i përmbahet urtisë së saj dhe nuk braktisi një mik dhe si thotë një shprehje e vjetër të ecësh me një mik në errësirës është më mirë se i vetëm në dritë. Kam ardhur këtu t'iu falenderoi për 500 banesat e t'iu kërkoj të jeni pranë nesh.
Kurani na mëson se katastrofat njerëzore janë sprova. Dua që katastrofa që po kalojmë të kthehet në frymëzim, dhimbja të kthehet në forcë. Katastrofa ka përkulur qytetet tona më të rëndësishme. Dua të besoj se edhe me ndihmën tuaj do arrijmë të bëjmë për Durrësin atë që Turqia bëri për Izmirin. Shumica e ndërtesave të shkatërruara janë struktura shumëkatëshe me nja dhjetëra familje. Ne besojmë se dëmi i shkaktuar shkon përtej asaj që është njerëzisht e përballueshme për ne”, tha Rama./L.F-dritare.net

















