Rama i përgjigjet sërish Bashës: S’ka nevojë për Task-Forcë opozitare, presidenciale e dixhitale
Dritare.net
“Të gjithë përfaqësuesit e politikë sot kanë detyrën që të jenë bashkë dhe jo të ndahen në Task-Forca të ndryshme, që janë partitë e panjohur në planet. Në asnjë planet nuk është shfaqur task-forcë, taskë forcë opozitar, e parlamentare, dhe dixhitale. Për çfarë? Çfarë mund të nxjerrim ne politikisht përveç bojës tonë si persona që përfaqësojmë popullin.
Më erdhi shumë mirë dje kur kryetari i opozitës mbajti një fjalë para opinionit publik që ishte fjala e mbajtur nga të gjithë si vëllezërit apo si motrat në të njëjtin pozicion në të gjitha vendet që janë në luftë, por sot gjithçka ndryshoi dhe ndryshoi duke nxitur panik përmes dezinformimit.
Një dezinformim i pajustifikueshëm. Shqipëria nuk është kaq e madhe edhe nuk ka kaq shumë ekspertë që të ndahet në kaq shumë Task-Forca. Në Itali sistemi kolapsik dhe të gjithë, përfshirë edhe mjekë e infermierë në pension u bashkuan, të gjithë institucionet u bashkuan, po në Shqipërinë e vogël çfarë më mirë mund të bëhet nga këto Task Forca se sa të bashkohen me autoritetin shëndetësorë.
Nuk ka asnjë problem të monitorohet, por niveli i komunikimit, bashkëpunimit jo në funksion të njërës palë apo tjetrës, këtu jemi një komunitet njerëzor i kërcënuar nga një virus. Këtu ne jemi individë që kemi të dashurit tanë dhe ata më të dobët mes nesh janë të kërcënuar.
Duhet një nivel komunikimi për të bërë më mirë, por jo një zgjatim, një bisht, një degëzim i helmatisur i luftës së përditshme mizerabël politike në kushte paqe. Këto janë maskat që janë shpërndarë për të gjithë personelin shëndetësor në qendra shëndetësore e spitale. Këto janë maska që kanë ardhur nga një fondacion ‘Bijtë e Shqipes’ nga Kanadaja. Ka pasur një regjim doganor dhe për dhuratat me natyrë humanitare. Ishin të destinuara nga një shoqatë bamirësie.”, tha Rama./K.C/dritare.net