Na ndiqni edhe në

Arkiv

Rama i përgjigjet Bashës për maskat e skaduara, ja çfarë thotë!

Rama i përgjigjet Bashës për maskat e skaduara, ja
Kryeministri, Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kryedemokratit, Lulzim Basha i cili tha se, mjekët shqiptarë po rrezikojnë me maska të skaduara.

Rama shkruan në Twitter se, ka vetëm një palë maska të skaduara në Shqipëri. Kryeministri shprehet  se, maska të skaduara janë ata që edhe kur vendi lufton me tërmetin apo virusin, nuk ndalojnë së kërkuari pushtet me shpifje.

“Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri:Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin,s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje,sherr,rrëmujë!Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!”,- shkruan Rama./K.C/dritare.net