Rama i ashpër me BE: Ja shembulli flagrant, sesi nuk e mbajti fjalën!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e “Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor” ka komentuar dhe njëherë vendimin e KE për të mos i çelë negociatat Shqipërinë.

Rama ka thënë se vendimi i BE i ka dhënë një goditje besueshmërisë së vetë, duke dhënë edhe një shembull të shkeljes flagrante të fjalës së saj. Rama përmendi rastin e Kosovës.

“Edhe pse jemi ende larg të zgjidhje përfundimtare të paqes për sa kohë nuk ka një zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës, nga ana tjetër vlen të theksohet se emërimi në këtë fazë të jetës politike në rajon, të Mathew Palmer, dhe Grenell, përbëjnë një shenjë të interesimit e fokusi që është i domosdoshëm nga SHBA mbi rajonin dhe ketë konflikt

Pozicioni i BE në këtë konflikt është tkurrur tej mase, këtë besoj e dinë të gjithë që pas vendimit të KE më 18 tetor.

Po bëhen disa herë që BE nuk mban fjalën dhe në rastin e Kosovës kemi një nga shembujt më flagrantë për mungesën e kapacitetit për të mbajtur fjalën.

E kam fjalën për kushtëzimin absurd, por që u mor ne konsideratë për liberalizmin e vizave pas kryerjes së marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Nga 2014 BE ka liberalizuar vizat për 100 milionë  njerëz që jetojnë në territore që nuk kanë asnjë proces negociatash, marrja peng në këtë far feje e 2 milionë shqiptarëve kalon kufirin e çdo absurdi”, tha Rama./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Masakra e Reçakut trillim, Rama-Vuçiçit: Nuk mund ta mohosh, është dokumentuar!

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.