
Rama flet për Kosovën: Ndarja e karrigeve po merr më shumë rëndësi se shteti
E Hënë 30 Dhjetor 2019, 18:06
Dritare.net

Rama ka shënjestruar Lëvizjen Vetëvendosje, dhe LDK, duke thënë se ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi sesa Kosova.
“Shengeni Rajonal nuk është një Jugosllavi e re, siç thonë ata që nuk bëjnë dot as një qeveri me dy parti), në Kosovën që e duan aq shumë. Sepse mesa duket kur vjen puna tek bashkimi i forcave për ta qeverisur Kosovën, ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur në udhëkryq, pa strategji e pa qeveri. Po shyqyr janë të bashkuar bukur mirë, pa dallim partie e madje edhe me do ustallarë në Tiranë, për ta hedhur Kosovën kundër "vëllaut të Vuqiqit" në Shqipëri, duke i'a prishur gjakun dhe errur sytë njereëzve në Kosovë, me dokrra patetike e me rrena patriotike. “-tha ndër të tjera Rama./ I.M-Dritare.net

















