Rama flet pas mbledhjes: Ja planet për sezonin e ri!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka zbardhur temat e diskutuara në mbledhjen me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, të zhvilluar sot në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se takimi u fokusua te detajimi i programit të sezonit të ri, me në qendër disa nisma të mazhorancës.
Sipas Ramës, gjatë mbledhjes u diskutua kalendarizimi i “Pranisë Besnike” në çdo territor, si dhe mekanizma të rinj të ndërveprimit mes qeverisë dhe deputetëve, me synim përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore dhe vendore.
"Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur nga
kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor,
mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri - deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore,
si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania.
Po ashtu u diskutua progresi i bërë me hartimin e nismës së integruar Shqipëria Sociale, të cilës do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor.", shkruan Rama./K.C/dritare.net