Rama: 4 milionë eurot, investim për të mos hapur një plagë mosbesimi ndaj një Shqipërie, ku i kanë sytë të gjithë
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe ndaj debatit për fondin prej 4 milionë eurosh të përdorur për organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Ai sqaroi se kjo shumë ishte një investim i bërë në momentet e fundit për të garantuar zhvillimin e eventit dhe për të mbrojtur besueshmërinë e Shqipërisë si organizatore e aktiviteteve ndërkombëtare. Sipas Ramës, anulimi i koncertit do të dëmtonte imazhin e vendit, ndërsa kritikoi ashpër, sipas tij, fushatën e presioneve dhe sulmeve që parapriu organizimin e ngjarjes.
“Shqipëria e sotme, duhet të pyesë, sa vlerë krijohet nga ky investim. Mos harroni, ka një varfëri shumë më të madhe, sesa mungesa e të ardhurave të mjaftueshme, varfëria e asipratave. Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte, por edhe duke bërë koncerte. Mirëqënia rritet duke krijuar vlerë, duke tërhequr kapital, ide, njerëz. Pensionet nuk paguhen nga pesimizmi, spitalet nuk ndërtohen nga refuzimi i çdo nismë të madhe. Mirëqënia lind nga guximi për të parë më larg, për të synuar më lart, duke krijuar më shumë vlerë. Edhe dy fjalë për 4 milionë eurot. Hedhin papushim helm, nga pensionistët deri tek më të rinjtë, duhet të ekspozohen se ato 4 milionë euro ishin investim në minutën e fundit, për të shpëtuar investimin për Shqipërinë. Investim për të mos hapur një plagë mosbesimi ndaj një Shqipërie, ku i kanë sytë të gjithë. Ato 4 milionë euro nuk do kishin dalë, por të mos ishin bërë kërcënime, shantazhe, histeria e dhunshme e rrjeteve sociale, ku një pakicë njerëzish mendojnë se mund të imponojë qeverinë, sipërmarrjeve, që nuk mendojnë si ata. Populli flet me votë. Janë aventurierë të kapur”, tha Rama./K:C/dritare.net