Radhët në banka, që na kujtojnë radhën e qumështit në komunizëm

Nga Luna Ruvina

Sa herë që shkoj në bankë, më kujtohen radhët e komunizmit. Shkon për të marrë rrogën, për të depozituar, për të paguar ndonjë taksë dhe sportelistët serbes-serbes punojnë të qetë, pa e reflektuar aspak presionin e kohës, që shoh se ndien pothuajse kushdo para apo prapa meje.

 

Ti ulesh në karriget e porositura me kujdes, që të shkojnë me interierin e madje edhe me uniformat e punonjësve. Ke përpara të paktën tre sportele, nga të cilat punon pothuajse vetëm një. Ti nuk ke asnjë mundësi të parashikosh se sa kohë të duhet, se me të drejtë, as punonjësit nuk e dinë ç’do bëjë secili që pret si unë. Ka nga ata që zbrazin bankën, duke marrë aq shumë para, sa ti kupton nga komunikimet gjasme nën zë të punonjësve se ATM-ja apo arka janë bosh e duhet të vijë blindi për furnizim.

LEXO DHE :  Lady Gaga i jep fund lidhjes!

 

Dikur të vjen radha, e ti e mbyll direkt telefonin që po e përdorje për të njoftuar njerëz se, po vonohesh apo thjesht për të shtyrë kohën. Paraqitesh menjëherë te sportelisti apo sportelistja, me gjithë ç’të duhet gati në dor,ë që të paktën prej teje të mos vijë vonesë. Por pas disa minutash, ti fillon të pyesësh veten nëse punon sistemi.

 

Mua,vetë s’më ka qëlluar të kem të bëj me ndonjë bankë të huaj, por nëse ata që kanë llogari andej-këtej më thonë se është normale të presësh kaq gjatë, mbase do ngushëllohesha. Dikush mund edhe të më sugjerojë të ndërroj bankë. E kam bërë. Disa herë. Asnjë ndryshim. Mos Banka e Shqipërisë duhet ta shohë pak këtë cilësinë e shërbimit të bankave të nivelit të dytë?/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.