
Qëndroi në karantinë edhe pse s’kishte koronavirus, arratisja spektakolare e pacientes në Rusi!
Dritare.net

Alla Ilyina, 32 vjeçe, aktualisht është në banesën e saj në Shën Petersburg, duke refuzuar t’i hap derën e policisë. Ilyina, e cila u kthye nga Kina muajin e kaluar, thotë se ajo rezultoi negative ndaj koronavirusit, por tregon se i thanë që do të qëndrojë në karantinë për 2 javë. E irrituar, ajo u arratis nga spitali.
-Në llogarinë e saj në Instagram, Ilyina, një zonjë e diplomuar në fizikë, shkruan se kishte dhimbje fyti menjëherë pasi u kthye në Rusi nga ishulli i Kinës, Hainan më 30 janar, informon dritare.net
Më 6 shkurt ajo telefonoi ambulancën dhe u shtrua në spitalin klinik të sëmundjeve infektive, Botkin të Rusisë.
Testet treguan se ajo nuk kishte virus, por të nesërmen, si masë paraprake, ajo u urdhërua të qëndrojë në spital për dy javë, që besohet të jetë periudha maksimale e inkubacionit të virusit Covid-19.
"Të tria testet treguan se isha plotësisht e shëndetshme, kështu që pse dreqin të rri në karantinë?",- shkroi zonja Ilyina në Instagram.
Më pas ajo krijoi një hartë të ndërtesës për të planifikuar rrugën e saj të arratisjes. Pastaj bllokoi qarkun e shkurtër të sistemit të sigurisë, duke çaktivizuar të gjitha kodet elektronike dhe u arratis nga spitali.
Ilyina thotë se autoritetet e qytetit nuk ndërmorën asnjë veprim për gati një javë. Por tani ata po kërkojnë ta rikthejnë me forcë në spital./K.C/dritare.net

















