
Prokuroria e Katanias, mbyll dosjen hetimore për Tahirin
Dritare.net

“Megjithëse nuk ka dyshim mbi përmendjet e bëra nga Habilaj Moisi gjatë përgjimeve, veçanërisht ku përmend se duhet ti japë 30.000 euro një “Saimir” ose në pjesët ku flet për blerjen e disa bizhuterive për bashkëshorten dhe të ëmën e Saimir Tahirit, në vlerësimin e Prokurorisë, në mungesë të përgjigjeve të vlefshme nuk egzistojnë elementët e vlefshëm për të ngritur akuzë në gjyq.” ,- shkruhet në deklaratën e prokurorit të antimafias italiane.
Në 19.03.2018, Prokurori konfirmon kërkesën e Prokurorit të Antimafias për mbylljen e hetimeve ndaj Tahirit duke i hapur rrugë kështu vendimit të Gjykatës.
“Gjykata, duke vlerësuar kërkesën e Prokurorit dhe duke pranuar në mënyrë të plotë argumentat e prokurorit, në bazë të nenit 409-411 KPP, vendos mbylljen e hetimit për çështjen në shqyrtim dhe depozitimin e akteve pranë prokurorisë.” Vendim i cili është marrë Gjykata Italiane e Catanias më 5 tetor, bazuar në kërkesën e Prokurorit të Antimafias./K.C/dritare.net

















