Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Projekti i Rita Orës për femrat kosovare

Projekti i Rita Orës për femrat kosovare
Rita Ora është duke punuar me UNICEF për një projekt ku në fokus janë femrat kosovare.

Këtë këngëtarja e zbuloi në një intervistë të fundit me “Vanity Fair”.

“Jam ndoshta nga të paktat artiste nga Kosova të cilat janë të suksesshme. Femrat atje nuk e kanë lirinë për t’u shprehur, në kuptimin pa u gjykuar, pa frikën e ndëshkimit dhe zëri i tyre nuk dëgjohet. Kam takuar vajza nga 10 deri në 30-vjeç dhe jam duke punuar me UNICEF për të krijuar një platformë ku këto femra mund të shprehin veten”, është shprehur ajo.