Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Princi Uilliam mesazh burrave: Mos kini turp të flisni për shëndetin mendor!

Princi Uilliam mesazh burrave: Mos kini turp të flisni për
Gjatë takimit me futbollistët e Everton, Duka i Kembrixhit ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë burrat në mbarë botën. Princi Uilliam foli me futbollistët mbi rëndësinë e inkurajimit të njerëzve, veçanërisht burrave që të flasin për shëndetin mendor.

Sulmuesi i skuadrës, Dominic Calvert-Lewin i tha princit: "Ne kemi pasur disa momente të vështira gjatë dy ose tri sezoneve të kaluara dhe e kemi ndihmuar njëri-tjetrin. E vetmja gjë për të cilën, asgjë nuk ju përgatit dot janë mendimet e mijëra njerëzve.”

Duka e pyeti grupin nëse kishin pasur lojtarë me probleme të shëndetit mendor., shkruan dritare.net

Duka shtoi se, ata nuk duhet të kenë turp të flasin për këtë gjë.

“Ata nuk duhet të vihen në siklet, apo të kenë turp.”,- tha Uiliam./K.C/dritare.net