Na ndiqni edhe në

Arkiv

Presidenti Mattarella paralajmëron Evropën: Italisë i duhet solidariteti, jo pengesat

Presidenti Mattarella paralajmëron Evropën: Italisë i duhet
Italia është në gjendje të vështirë për shkak të koronavirusit. Janë mbi 1000 të vdekur dhe mbi 10,000 të infektuar. Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella i është drejtuar Evropës sot duke thënë se, vendi i tyre ka nevojë për solidaritet dhe jo për pengesa. Deklarata e presidentit erdhi në fund të një dite dramatike për ekonominë italiane. Banka Qendrore  Evropiane zgjodhi të mos ulë normat dhe shkëmbimi i aksioneve në Milano u la 16.92% në tokë, ndërsa Brukseli është drejt pezullimit të paktit të stabilitetit.

Mattarella tha: “Italia po kalon një gjendje të vështirë dhe përvoja e saj në kundërshtimin e përhapjes së koronavirusit ndoshta do të jetë e dobishme për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Prandaj, me të drejtë presim, të paktën për interesin e përbashkët, nisma solidariteti dhe moslëvizje që mund të pengojnë veprimin e tyre.”,- ishte kjo deklarata e presidentit të Italisë, Mattarella./K.C/dritare.net