
Rama: Bari i varrezave të Elbasanit po bëhet kallam!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama kritikoi edhe kryebashkiakun e Elbasanit Gledian Llatja.
“Këto të gjitha kërkojnë rol proaktiv të bashkive, që gjërat, projektet dhe iniciativat e qeverisë e gatishmëria për të mbështetur njerëzit të mos trajtohen si bari i varrezave të Elbasanit. Bari i varrezave të Elbasanit ka potencialin të bëhet kallam dhe të bëhen varrezat si kallamishte. Është një lloj bari që aq shumë është lënë pa u prekur, sa që jo vetëm rritet, por edhe mund të bëhet kallam. Kur shkon dikush i vë flakën dhe për turp bëhen varrezat vend zjarrvënieje, atëherë del që personi është i çekuilibruar mendërisht, gjë që mund të jetë i vërtetë, por nëse bari është i qethur siç duhet, edhe zjarri nuk merr qiellin. Se është e pakonceptueshme të ndodhin gjëra që do t’i faleshin kryetarit të bashkisë së Elbasanit, nëse do ishte Shangai, por një qytet që mund ta përshkosh me këmbë çdo ditë cep më cep, pa asnjë problem. Mos të dijë kryetari i bashkisë se çfarë ndodh. Nëse kryetari i bashkisë i ka sytë gjysmë të hapur e gjysmë të mbyllur ata që janë nën të, i kanë sytë e mbyllur. Edhe në Bashkinë e Elbasanit edhe në atë të Lushnjës duhet bërë e njëjta gjë si në Bashkitë e tjera që deri tani është bërë pezullimi i plotë, shkarkimi i drejtorëve me dorëheqje, për t’u dhënë mundësi të tjerëve të tregojnë që janë të duhur për atë pozicion. Duhet shkundur e gjithë kjo pemë, se 10 mandate në Elbasan janë një barrë, bashkë më 12 të Fierit dhe Vlorës, më ka marrë edhe ato orë që flija gjumë. Duhet të të lëmë pa gjumë ty, jo të flesh më shumë.“, u shpreh Rama./E.P-dritare.net

















