
Nga Ardit Çela
Brezit të analfabetizmit ka disa vite që i gërryhet stomaku përveçse nga patatet e skuqura edhe nga tezat se Amerika, Europa apo Izraeli po ju blejnë e po ju marrin Shqipërinë.
Sot blen ai që ka para.
Shet ai që ka nevoj.
Se kur leverdis dhe na kap ereksioni i patriotizmit, kënetat i quajmë laguna për ti zbukuruar, e bëjmë edhe Tomorrin - Everest.
Kur vjen puna tek veprat pastaj, kanë 30 vjet që i rruajnë trapin Arian Çanit që i quan grek, i shanë dhe i përbuz.
Por këta katundarët e mi me ajfona në xhep do zhdukin njëher Sorosin, sionizmin, Erdoganin, Putinin pastaj në fund do merren me kotecin e tyre, njësoj si ata bandillat kolaboracionist të luftës së dytë botërore që duke pirë campari e grapa i shpallnin luftë nga hotel Dajti Amerikës, Bashkimit Sovjetik dhe Anglisë etj por nuk i shihnin Italianët që pinin tek tavolina ngjitur.
Kosovë.
Analfabetët dhe Albinbabistët edhe aty performojnë njësoj. U bënë disa vite që gjejnë armikun në mëmëdhe dhe mes nesh, e nga ana tjetër kanë ngritur legjendën se në Kosovë pulat nuk kanë bythë dhe për këtë arsye i blejn vezët në Serbi. Lopët nuk votuan për Albinin e ndaj edhe qumshtin do e blejmë në Serbi. Tokën e mbjellin speca se miellin e blejnë në Serbi. E dini se çdo ndodhte në Serbi nëse do blinin 1 miliard euro mallra kosovare në vit?
Maqedoni.
Aty Shqiptarët për "patriotizëm" u rreshtuan me maqedonët, hoqën edhe tabelat shqipe, gjuhën shqipe që u vendos me gjak e me pushkë.
Pse? Sepse Ali Ahmeti që i bëri të gjitha këto na qenkësh tradhëtor, e këta që i ulen në gjunjë Mickovskit dhe nacionalizmit maqedon qekërkan patriot.
............
Pse ju quaj brezi i analfabetizmit?
Po ka ndonjë njeri që të më mbushi mendjen mua se po të lexosh Naimin, Fishtën, De Radën, Nolin, Samiun, Pashko Vasën, Mihal Gramenon, Qosen, Demaçin etj do të biesh në këtë nivel të dëshpëruar perceptimi?
Gjithsesi këtu ka dekada që gatuhet çorba.
Se të rehabilitosh Esat Pashën, të betohesh poshtë këmbëve të Ibrahim Rrugovës e të paragjykosh heronjtë e martirët se paskërkan venpruar me gjakënxehtësi...
Po filloj të mësohem edhe unë.
Nëse vazhdohet të ushqehet mendja e këtij populli me të tilla ushqime të prodhuara gjetk, me siguri im bir do jet brezi i fundit që do e quaj veten shqiptar./dritare.net