
Berisha: Nuk do të jem dakord kurrë me Reformën në Drejtësi të George Soros, ambasadorët i ndiqnin vallen
Dritare.net
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi nga Fieri ku ka mbledhur mbështetësit demokratë, se nuk ka për të qenë kurrë me Reformën në Drejtësi të ‘gatuar’ nga George Soros. Berisha thotë se të gjithë ekspertët dhe truri i Reformës ishin të Soros dhe rikthyen amendamente të drejtësisë së vjetër. Më tej ai akuzon edhe amasadorët në Shqipëri që ndjekin ‘vallen’ e Sorosit pasi filantropi dhe multimiliarderi është i gjithëfuqishëm.
‘’S’mund ta bëjë kushkurrë, projekti ishte hartuar në zyrat e Soros në Beograd. Parashikotne që galeritë e Trepçës i jepeshin Serbisë, më pas Kosova shpërbëhej. Më akuzuan për konspiracion sipas Ramës. Ndaj politikës së jashtme të SHBA kurrë s’më kishte shkuar ndërmend. Pasi dështuan me këtë, nxorën Novi Sad, Minishengenin. Cila është çështja e dytë që tërboi Sorosin dhe mafien e Sorosit? Reforma në Drejtësi miqtë e mi. Ne bëmë gjithçka si opozitë që Reforma të bëhej mbi bazën e parimeve, pastërtisë së gjyqësorit. Ne ishim në në varg me Venecian. Grupi, truri i reformës i gjithi nga ekspertë të Sorosit dhe ambasadorë që ndiqnin vallen hoqën, rikthyen në ligje për kapjen e drejtësisë të gjitha amendamentet. Unë s’jam kurrë e kurrës, pse ambasadorët rendin pas saj, Soros është i gjithëfuqishëm. ‘’- tha Berisha./Dritare.net

















