
Po mendoni për dhuratat e Krishtlindjeve? Ja disa ide!
Dritare.net

Nëse nuk e keni menduar akoma se çfarë do ju dhuroni të afërmve tuaj për Krishtlindje, ne të dritare.net do ju japimdisa ide.
Për shoqet, një mike të ngushtë apo për të gjithë njerëzit që i keni shumë përzemër, ju mund t'i dhuroni një libër. Jemi të sigurt që do i pëlqejë personit që do ja dhuroni.
Aksesorët janë gjithashtu një dhuratë e mirë. Kush është ajo vajzë që do t'i thonte jo çantave, varseve apo aksesorëve të tjerë?!
Nëse kërkoni dhurata për meshkuj, zgjedhjet janë pak më të kufizuara. Gjithsesi, kujdesuni që të dhuroni diçka që ka lidhje me personalitetin e tyre. Një këmishë të mirë, apo një triko për shembull, do ta lumturonte shokun tuaj, kolegun apo të dashurin tuaj.
Ndërsa për fëmijë, dhuratë e më të bukura janë lodrat./E.B-dritare.net

















