
Përsëritja e ngrehosjes së Lulit, si i “fortë”
Dritare.net


Rihpaja e debatit për kryetarin e ri të Bashkisë së Shkodrës ka zgjuar për të disatën herë një ves burracak të disa elementëve të Partisë Demokratike, që nuk dihet pse e kanë caktuar veten të fort dhe mendojnë që u ka hije kërënimi.
I pari i tyre është gjithmonë Lulzim Basha. Ky ka kohë që kërcënon për çdo gjë me dhunë, me tërheqje zvarrë, me përmbysje, por deri tani i vetmi njeri dhe lider politik, që është tërhequr zvarrë nga kundërshtari i vet, është ai.
Pas 7 mujash protesta të dhunëshme, ai arriti të prish vetëm kërpudhën tek kryeministria dhe të plagos rreth 20 policë, pa llogaritur dhe Sahit Dollapin. As e rrëzoi, as I ndaloi zgjedhjet, as I ndaloi konstituimet, as I mbajti dot në zyrë kryebashkiakët..Dhe nuk është se kishte mundësi ta bënte, e nuk e bëri dot. Nuk kishte mundësi ta bënte. Problemi është pse ngrefoset kot me diçka që nuk ka mundësi ta bëj.
Tani të njëjtën gjë banale po bën për konstituimin e Këshillit Bashkiak në Shkodër. Bën si i fort, nxjerrë ca palaco që janë vetshpallur të fortë, dhe paralajmëron dhunë si Mihali Qeparoit kur i kërkon ushqim.
Nuk e di çfarë fiton politikisht nga kjo betejë idjote përveçse të shtyjë këto dy javët e fundit të gushtit, por ajo që është bërë banale këtu e një vit, kërcënimi i përditëshëm për dhunë dhe pastaj zbythja si legen në shtëpi, është mirë të mos përsëritet se është bërë bajate.
Këshilli Bashkiak I Shkodrës është legjitim I dal nga zgjedhjet e 30 Qershorit dhe nuk e ndal dot askush. Kjo është nëj betejë e humbur pa nisur.
Beteja për kryetarin e ri të Bashkisë së Shkodrës nuk ka nisur ende. Duhet të shpallen zgjedhjet e pjesëshme të parakohshme në Shkodër dhe duhet të bëhen për 45 ditë sipas Kodit zgjedhor. Basha mund ta filloj sërisht nga e para retorikën e tij, mund të thotë nuk do ti lejojmë, nuk do ti pranojmë nuk do ti njohim, nuk do ta lëshojmë…e të tjera broçkulla, por nuk bën dot asgjë. E vetmja gjë e mirë që mund të bëj për vete dhe PD, është të mos flas fare për këto çështje që I ka humbur një herë, se do turpurohet përsëri. Më mirë të vazhdoj luftën me Jozefinën, Patozin, Imamin, Ristanin, apo dhe me Rudina Hajdarin e Myslym Murrizin, se mos i rreziikojnë karrigen.
I vetmi njeri i rrezikuar nga ajo që ka ndodhur më 30 Qershor dhe ajo që do ndodh në Shkodër, është Basha. Ai është humbësi i madh i gjithë historisë së poltikës shqiptare pasi ka marrë një parti me 65 deputetë 16 bashki, dhe e ka lënë pa asnjë deputetë dhe pa asnjë këshilltarë. Dhe tani ka vendosur të derdh gjak për Voltanën./ TemA

















