Përplasje mes studentëve dhe anëtarëve të PD: Rama në burg, Berisha në burg
Dritare.net

Një përplasje verbale është regjistruar në Rrugën e Durrësit, ku një grup të rinjsh dhe studentësh kanë bllokuar kalimin e simpatizantëve të Partisë Demokratike, duke shoqëruar veprimin me thirrjet: “Rama në burg, Berisha në burg”.
Situata ka krijuar tension mes dy grupeve, ndërsa nga ana tjetër një prej simpatizantëve të PD-së u ka bërë thirrje të rinjve të hapin rrugën dhe të lejojnë pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës në protestë.
Kam më shumë se 150 ditë që protestoj. Duhet të jemi në shesh bashkë me anëtarësinë e Partisë Demokratike dhe bashkë me deputetët.
U bëj thirrje gjithë këtyre të rinjve dhe të rejave të kenë më shumë informacion dhe të marrin vesh më shumë nga politika.
Ne sot duhet të dalim në shesh dhe duhet të jemi koshientë për aferat korruptive. Më dëgjoni dhe ju këtu, pse duhet të jenë deputetët pranë jush? Sepse kanë qenë ata, opozita me deputetët e opozitës, që kanë bërë luftën institucionale.
Janë denoncuar afera korruptive që asnjë nga këta këtu, jo se nuk e ka fuqinë dhe energjinë, por duhet. Asnjë nuk i ka denoncuar.
Prandaj, të dashur studentë, Edi Rama nuk largohet duke u përçarë.
Ndërhyn një protestuese: Ka qytetarë që duan të ecin përpara, ju lutem hapni rrugën”./L.F-dritare.net