Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot festa e Halloween origjina e saj legjendat dhe mitet!

Sot festa e Halloween origjina e saj legjendat dhe mitet!


Halloween, që festohet çdo 31 tetor në Shtetet e Bashkuara, dhe tashmë në çdo vend të botës, e ka origjinën e saj në Irlandë rreth 2500 vjet më parë, në festën e njohur si Samhain. Në kalendarin kelt, kjo datë shënonte fundin e vitit dhe Keltët organizonin ceremonira për të nderuar shpirtrat e të vdekurve

Gjatë kësaj nate, ata vishnin kostume të frikshme për të trembur fantazmat, duke besuar se qenie të tjera do të vizitonin të gjallët. Tradita e Samhain u ruajt dhe u përcjell nga emigrantët irlandezë në Shtetet e Bashkuara në mes të shekullit të 19-të.

Me kalimin e kohës, Halloween ka evoluar duke përfshirë elemente nga kultura të ndryshme. Sot, festa përfshin aktivitete të ndryshme, si veshja e kostumeve, dekorimin e shtëpive dhe “trick-or-treating,” ku fëmijët kërkojnë karamele nga fqinjët. Kjo festë, ndryshe nga më parë, tani sjell një atmosferë argëtuese dhe shumë pak frike, duke bashkuar njerëzit përmes festave dhe filmave horror.

Kungulli simboli i Halloween




Origjina e përdorimit të kungujve në Halloween vjen nga koha e kolonizimit të Amerikës dhe historia e Jack O’Lantern. Sipas legjendës Jack ishte një fermer dinak dhe i lig, i cili përdori një kryq druri për të kapur djallin, në mënyrë që ky i fundit mos i merrte shpirtin. Një version thotë se ai e mashtroi djallin që të ngjitej në një pemë molle dhe ta fuste në kurth derisa ai i premtoi se nuk do t’ia merrte shpirtin.

Versioni alternativ tregon se Jack po ndiqej nga disa fshatarë kur takoi djallin dhe i tha se kishte ardhur koha që ai të vdiste. Fermeri i kërkoi të bëhej një monedhë me të cilën do të paguante mallin e vjedhur dhe fshatarët do të luftonin për të parë se kush ishte hajduti. Pasi djalli pranoi të bëhej një monedhë, ai futi në thes Jack-un.

Në të dy versionet, Jack e lejon djallin të shpëtojë vetëm kur ai premton se nuk do t’i marrë kurrë shpirtin. Kur ai vdes, shpirti i tij mbeti ende në tokë, pasi ai nuk mund të hynte në parajsë apo ferr për shkak të marrëveshjes me djallin, i cili i dha atij një prush që nuk do të ndalonte kurrë së djeguri për të parë se ku po shkonte. Pasi e mori, Jack e futi në një nga rrepat e tij dhe endej nëpër botë.