Flamur Noka sulmon Arlind Qorin: Protesta e flamingove u katandis në shërbim të Ramës
Dritare.net
Flamur Noka ka ndjekur linjën e Berishës teksa sot përpara kryeministrisë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike, ai ka sulmuar “Flamingot” dhe grupin e Arlind Qorrit.
Ai ka theksuar se ata u shitën dhe u blen si derrat.
Koha tregoi se disa nga emrat u blenë si derrat dhe e katandisën protestën e flamingove në shërbim të Edi Ramës. Pa Qorin dhe 50 komunistë të tij, Edi Rama nuk do të kishte asnjë mundësi të artikulonte ANTIFA-n. Shqipëria nuk ka ANTIFA.
Por komunistët e Qorit dhe me luftë kundër opozitës i bënë shërbimin më të mirë Edi Ramës. Shqiptarët kanë të drejtën të votojnë kë të duan. A e mbani mend protestën e studentëve në 2018-ën? A ishte Qori që u fut ‘Kal Troje’ me marksistët e tij në protestë? Ne e kemi detyrë të jemi këtu për të vërtetën”, tha Noka.