Një aksident ka ndodhur tek Ura e Shkozës në Tiranë. Një urban është përplasur me një taksi. Pas përplasjes taksia ka përfunduar mbi trotuarin, pranë një banese. Ende nuk ka informacione nëse ka të lënduar nga aksidenti. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes./K.C/dritare.net