Na ndiqni edhe në

Arkiv

Përplaset nga makina dhe përfundon në kanal biznesmeni i kromit, në Bulqizë

Përplaset nga makina dhe përfundon në kanal biznesmeni i kromit,
Një aksident me pasojë vdekjen e biznesmenit të kromit në Bulqizë, Murat Duriçi ka ndodhur mbëmjen e sotme. Sipas policisë, një mjet tip “Ford” ka përplasur Duriçin, i cili ka përfunduar në kanal dhe më parë drejtësi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kërkimeve, shoferi është kapur dhe shoqëruar në polici.

“Rreth orës 21.00, në qytetin e ri të Bulqizës, shtetasi M.C, 45 vjeç, banues në Bulqizë, duke drejtuar automjetin tip ‘ford’, ka përplasur këmbësorin M. D., ku si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit pas aksidentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ku pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”,- njofton policia./K.C/dritare.net